Do të VIJOJE Republika e Kosovës; me kthjellime dhe vranësira të lehta e kalimtare gjatë orëve të paradites POR pas-mesditës dhe në vijim; vranësirat do të bëhen më të dukshme në të gjithe territorin e Kosovës KU më të theksuara do të jenë në skajin verior dhe verilindor; Parashikohet që orët e vona të mbrëmjes të sjellin kthjellime në të gjithë territorin e Kosovës; Temperaturat e ajrit do të pësojnë RENIE në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga -6°C vlera më e ulët në Mitrovicë deri në 8°C vlera më e lartë në Prizren e Gjakovë. Era do të fryjë e lehtë paradite POR deri mesatare gjatë pasdites duke arritur shpejtësinë maksimale 35 km/h nga drejtimi kryesisht Verilindor.
Republika e MV përgjatë gjithë ditës; do të jetë nën ndikimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të lehta POR orët e pasdites do të sjellin herë pas here vranësira të shpeshta POR nuk priten reshje; Parashikohet që në mbrëmje dhe gjatë natës; vranësirat të largohen nga i gjithë territori i MV duke ri-kthyer kthjellimet në të gjithë territorin e Kosovës; Temperaturat e ajrit do të pësojnë RENIE në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga -4°C vlera minimale në qytetin e Ohrit deri në 9°C vlera maksimale e cila do të shënohet sërisht në Shkup. Ndërkohë; ERA do të paraqitet e lehtë deri mesatare duke arritur shpejtësinë maksimale deri në 35 km/h nga drejtimi kryesisht Verilindor.
Zhvillimi i dy qëndrave me presion të ulët atmosferik përkatësisht në veri dhe verilindje të kontinentit; do të sjellin reshje shiu e dëbore në; ishujt Britanikë; rajonin e Balltikut dhe Europën Lindore; Po ashtu; Alpet e Europës si edhe zonat përreth tyre do të jenë nën ndikimin e vranësirave dhe reshjeve të shiut dhe dëborës duke sjellë edhe ngrica NDERSA moti i kthjellët dhe relativisht i ftohtë do të mbizotërojë në; Europën Jugperëndimore, gadishullin e Ballkanit si edhe gadishullin Peloponez.