Sunday, February 2, 2025
HomeAKTUALITETRajoni,Europa  Moti-E Diel, 2 Shkurt 2025

Rajoni,Europa  Moti-E Diel, 2 Shkurt 2025

Rajoni i Ballkanit është përfshirë nga masa ajrore verilindore; duke diktuar kushtet atmosferike edhe në territorin e Kosovës. Do të vijojnë orët e paradites të dominohen nga intervale me kthjellime të cilat më të dukshme pritet të jenë në zonat Jugperëndimore. Ndërsa gjatë pasdites dhe mbrëmjes pritet të ketë grumbullim të vranësirave, si fillim në zonat Veriore dhe më pas do të përfshijnë të gjithë vendin duke sjellë momente me flokë dëbore. Temperaturat e ajrit do të pësojnë RENIE si në vlerat minimale, edhe në ato maksimale duke luhatur vlerat ditore nga -3°C minimalja deri në 11°C vlera maksimale në rang territori. Era do të fryjë e lehtë  dhe mesatare përgjatë gjithë 24-orëshi më shpejtesi maksimale deri në 50 km/h nga drejtimi Juglindor.

Republika e Maqedonisë së Veriut deri në orët e pasdites parashikohet të jetë nën mbizotërimin e motit të  kthjellët, të cilat më prezente kthjellimet do të jenë në zonat Jugore dhe Jugperëndimore. Parashikohet që mbrëmja të sjellë vranësira të lehta e kalimtare në zonat Veriore – Veriperëndimore POR gjatë natës parashikohet që vranësirat të shtrihen në të gjithë republikën e MV duke sjellë reshje të pakta dëbore në zonat Lindore të saj; Temperaturat e ajrit do të pësojnë RENIE si në vlerat minimale, edhe në ato maksimale duke luhatur vlerat ditore nga -2°C minimalja deri në 11°C vlera maksimale në rang territori.  Era do të fryjë e lehtë paradite POR forcohet gjatë pasdites; duke arritur shpejtesinë deri në 50 km/h nga drejtimi kryesisht Juglindor.

MBETET nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme pjesa më e madhe e kontinentit Europian duke bërë që moti i kthjellët të jetë dominant. Konkretisht; me diell do të paraqiten; gadishulli Iberik, Pellgu i Mesdheut, gadishulli Apenin dhe pjesërisht Ballkani NDERSA përjashtim bëjnë;  Europa Veriore. Europa Lindore si edhe zona e Alpeve KU priten reshje të dendura shiu e dëbore; shoqëruar herë pas – here më stuhi të forta ere dhe shkarkesa elektrike.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments