Republika e Kosovës do të VIJOJE nën dominimin e masave ajrore të qëndrueshme duke sjellë dominim të kthjellimeve dhe vranësirave të lehta e kalimtare; më të theksuara vranësirat do të paraqiten në zonat veriore dhe verilindore; Po ashtu; pjesa e dytë e ditës do të vijojë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta duke sjellë reshje shiu në zonat veriore dhe perëndimore; Temperaturat e ajrit do të pësojnë RRITJE si në vlerat minimale edhe ato makismale duke u luhatur nga 0°C minimalja e shënuar në qytetin e Podujevës deri në 13°C vlera maksimale e cila do të shënohen në Gjakovë. Era do të fryjë mesatare deri e fortë duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 55 km/h nga drejtimi kryesisht JUGOR.
Republika e MV do të mbetet nën MBIZOTERIMIN e kthjellimeve dhe vranësirave të lehta gjatë gjithë paradites KU më të theksuara vranësirat do të jenë zonat Perëndimore dhe Veriperëndimore; Orët e pasdites do të shtojnë vranësirat në të gjithë territorin e MV KU natën vonë priten edhe reshje;; Përsa i përket; Temperaturave të ajrit do të pësojnë RRITJE si në vlerat minimale edhe ato makismale duke u luhatur nga 0°C vlera minimale deri në 13°C vlera maksimale në rang territori. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtesi mbi 50 km/h nga drejtimi kryesisht JUGOR.
Pjesa më e madhe e kontinentit do të jetë nën ndikimin e vranësirave dhe reshjeve të shiut dhe dëborës KU problematike situata do të paraqitet në; ishujt Britanikë, gadishullin Skandinav si pasojë e ciklonit BOMBE që ka përfshirë këto rajone; Po ashtu; Europa Qëndrore do të përjetojë reshje të dendura dëbore dhe temperatura relativisht të ulëta NDERSA moti i kthjellët dhe vranësirat e lehta e kalimtare do të dominojnë në; rajonin e Ballkanit; Europën Juglindore dhe atë Lindore.