Republika e Kosovës, do të karakterizohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta KU më të theksuara kthjellimet do të jenë në zonat jugore – jugperëndimore. Gjatë orëve të mesditës, vranësirat do të bëhen të dukshme pothuajse në të gjithë territorin e kosovës, duke gjeneruar reshje të izoluara dëbore. Temperaturat e ajrit do të ulen si në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -5°C vlera më e ulët deri në 6°C vlera më e lartë në rang territori. Era do të fryjë e fortë gjatë gjithë ditës me shpejtësinë deri në 55 km/h nga drejtimi permanent Verior.
Pritet një rënie e lehtë e vlerave Barike duke sjellë reshje shiu e dëbore në të gjithë republikën e MV. Parashikohet që pasditja dhe mbrëmja, të vijojnë me vranësira të herë pas herëshëme në të gjithë territorin e MV; më të theksuara vranësirat do të paraqiten në zonat perëndimore dhe veriperëndimore duke gjeneruar reshje me intensitet të ulët; Këto kushte destabilizuese atmosferike do të na shoqërojnë edhe gjatë natës. Temperaturat e ajrit do të ulen si në vlerat minimale dhe maksimale duke u luhatur nga -4°C vlera minimale deri në 8°C vlera maksimale në rang territori. Era do të fryjë e fortë përgjatë gjithë ditës duke arritur shpejtesinë deri në 55 km/h nga drejtimi permanent Verior.
Zhvillimi i një Qëndre të fuqishme ciklonare në Veri të Europës me ndikim deri në Lindje të saj do të sjellë; reshje të dendura dëbore si edhe stuhi të forta ere në gadishullin Skandinav si edhe të gjithë Europën Lindore; Po ashtu; ishujt Britanikë si edhe Europa Qëndrore do të vijojnë nën mbizotërimin e motit të paqëndrueshëm KU vranësirat dhe reshjet e dendura të shiut do të jenë prezente përgjatë gjithë-24 orëshit. Ndërsa VIJON ndikimi i masave ajrore të qëndrueshme me origjinë kontinentale në pjesën tjetër të Europës duke sjellë mot të kthjellët dhe të FTOHTE.