Monday, December 23, 2024
HomeAKTUALITETRajoni,Europa  Moti-E Hënë, 23 Dhjetor 2024

Rajoni,Europa  Moti-E Hënë, 23 Dhjetor 2024

Pjesa më e madhe e territorit të Kosovës; do të paraqitet me vranësira të dendura të cilat herë pas here do të pesojnë zhvillim duke sjellë reshje shiu dhe dëbore; më të theksuara reshjet do të jenë në skajin verior dhe veriperëndimor; Parashikohet që orët e pasdites dhe gjatë natës; vranësirat dhe reshjet të mbeten prezent në të gjithë Kosovën POR në sasi më të pakta; Temperaturat e ajrit do të pësojnë sërisht rënie në vlerat minimale POR rriten maksimumet duke luhatur vlerat ditore nga -4°C vlera më e ulët në Podujevë deri në 7°C vlera më e lartë në Gjakovë. Era do të fryjë e fortë duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 50 km/h nga drejtimi Jugperëndimor.

Do të VIJOJE pjesa më e madhe e territorit të MV; nën ndikimin e vranësirave dhe reshjeve të shiut dhe dëborës POR orët e pasdites dhe në vijim do të sjellin prezencë më të shpeshtë të vranësirave duke gjeneruar rrebeshe shiu si edhe dëborë në zona të thella malore; më të dukshme reshjet priten në zonat jugore dhe jugperëndimore; Parashikohet që edhe gjatë natës vranësirat dhe reshjet të mbeten dominante në të gjithë republikën e MV POR ulet intensiteti i tyre;  Temperaturat e  ajrit do të pësojnë sërisht rënie në vlerat minimale POR vijojnë kostante maksimumet duke luhatur vlerat ditore nga -3°C vlera minimale në qytetin e Ohrit deri në 9°C vlera  maksimale e cila do të shënohet sërisht në Shkup. Ndërkohë; ERA do të paraqitet  mesatare deri e fortë gjatë mbrëmjes duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 50 km/h nga drejtimi kryesisht Jugperëndimor.

Një qendër e fuqishme ciklonare e zhvilluar; në Europën veriperëndimore  me ndikim deri në Qendër të kontinentit do të sjellë; vranësira, reshje të dendura shiu dhe dëbore përkatësisht në; ishujt Britanikë, Europën Qëndrore si edhe rajonin e Ballkanit. Po ashtu; brigjet e Egjeut dhe detit të Zi do të përfshihen nga një sistem frontal duke sjellë shira intensivë dhe erëra të fuqishme NDERSA nën ndikimin e motit të kthjellët dhe të ftohtë do të PARAQITEN gadishulli Skandinav si edhe gadishulli Iberik.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments