Friday, December 20, 2024
HomeAKTUALITETShqipëria Moti-E Premte,20 Dhjetor 2024

Shqipëria Moti-E Premte,20 Dhjetor 2024

Kalimi i një sistemi frontal drejt territorit Shqiptar do të kushtëzojë mot të paqëndrueshëm; Orët e paradites paraqiten me alternime kthjellimesh dhe vranësirash mesatare KU në zonat veriore – veriperëndimore do të jenë më të dëndura duke gjeneruar rrebeshe shiu NDERSA orët e pasdites dhe në vijim do të sjellin; reshje të dendura shiu në të gjithë ultësirën perëndimore si edhe reshje dëbore në zonat malore përgjatë shtrirjes Lindore; gjatë natës pritet intensifikim i reshjeve në të gjithë territorin e vendit.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në orët e mëngjesit POR ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 0°C vlera minimale e shënuar në zonat verilindore deri në 15°C vlera maksimale e cila pritet përgjatë vijës bregdetare. Era do të fryjë mesatare deri e fortë gjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë maksimale deri në 65 km/h nga drejtimi Jugor; për pasojë në brigjet detare do të krijohet dallgëzim mbi 4 ballë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments