Sunday, April 20, 2025
HomeAKTUALITETRajoni,Europa  Moti-E Shtunë,14 Dhjetor 2024

Rajoni,Europa  Moti-E Shtunë,14 Dhjetor 2024

Masat ajrore të paqëndrueshme do të përfshijnë  edhe republikën e Kosovës; KU vranësirat do të jenë prezente përgjatë gjithë ditës; Pritet që në mesditë dhe vijim të ketë shtim të vranësirave duke gjeneruar reshje të dendura dëbore dhe stuhi të forta ere; Më të dendura reshjet paraqiten në veri dhe veriperëndim të territorit të Kosovës; Problematike do të shfaqen ngricat e theksuara në të gjitha akset rrugore; Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në mëngjes POR ulen në mesditë duke u luhatur nga -3°C vlera më e ulët në Mitrovicë deri në 7°C vlera më e lartë në qytetin e Prizrenit. Era do të fryjë mesatare paradite POR forcohet gjatë pasdites duke arritur shpejtësinë deri në 65 km/h nga drejtimi kryesisht JUGOR.

Si pasojë e një sistemi të fuqishëm vranësirash i vendosur që në orët e para të mëngjesit në republikën e MV moti do të jetë i paqëndrueshëm gjatë gjithë 24-orëshit KU vranësirat dhe reshjet e shiut dhe dëborës do të jenë diminante; më të theksuara në zonat Perëndimore dhe Jugperëndimore; Parashikohet që pasditja dhe mbrëmja; të sjellin shtim të mëtejshëm të vranësirave duke gjeneruar rrebeshe shiu si edhe reshje të dendura dëbore në të gjithë territorin e MV;  Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje të ndjeshme në mëngjes POR ulen maksimumet duke luhatur vlerat ditore nga – 3°C vlera minimale e shënuar në Dibër deri në 10°C vlera maksimale në qytetin e Shkupit. Era do të fryjë e fortë gjatë gjithë ditës duke arritur shpejtesinë maksmale mbi 60 km/h nga drejtimi permanent JUGOR.

Pothuajse i gjithë kontinentit Europian do të jetë nën mbizotërimin e motit të paqëndrueshëm KU vranësirat dhe reshjet e shiut dhe dëborës do të jenë dominante; Konkretisht; reshje të dendura shiu do të kenë; ishujt Britanikë, gadishulli Apenin si edhe brigjet e Egjeut. Ndërsa; reshje dëbore priten në; gadishullin Skandinav; Europën Lindore; Europën Qëndrore si edhe gadishullin e Ballkanit. Përsa i përket motit të qëndrueshëm KU kthjellimet do të jenë dominante; përkatëshit në; gadishullin Iberik si edhe brigjet e detit të Zi.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ