Thursday, December 12, 2024
HomeAKTUALITETRajoni,Europa  Moti-E Enjte,12 Dhjetor 2024

Rajoni,Europa  Moti-E Enjte,12 Dhjetor 2024

Republika e Kosovës, do të karakterizohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta KU më të theksuara vranësirat do të jenë në zonat veriore – veriperëndimore. Gjatë orëve të pasdites, vranësirat  do të bëhen të dukshme pothuajse në të gjithë territorin e Kosovës, megjithatë mundësia për reshje është thuajse zero. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie si në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat termike nga -4°C vlera më e ulët deri në 9°C vlera më e lartë në rang territori. Era do të fryjë mesatare gjatë gjithë ditës me shpejtësi deri në 35 km/h nga drejtimi permanent Lindor.

Pritet depërtimi i një mase ajrore më e ftohtë me origjinë verilindore duke sjellë; mot të kthjellët dhe vranësira kalimtare në të gjithë republikën e MV; Parashikohet që orët e pasdites dhe mbrëmjes; të sjellin vranësira disi më të shpeshta në territor KU më të theksuara vranësirat do të paraqiten në zonat Jugore dhe Juglindore duke sjellë momente me flokë dëbore; Këto kushte atmosferike do të na shoqërojnë edhe gjatë natës. Temperaturat e ajrit do të ulen si në vlerat minimale dhe maksimale duke u luhatur nga -4°C vlera minimale deri në 12°C vlera maksimale në rang territori. Era do të fryjë mesatare përgjatë gjithë ditës  duek arritur shpejtesinë deri në 30 km/h nga drejtimi permanent Lindor.

Gadishulli Iberik do të vijojë nën ndikimin e vranësirave të dendura dhe reshjeve të shiut, të cilat herë pas here do të jenë intensive. Gjithashtu me vranësira, reshje të dendura dëbore dhe ngrica të theksuara do të dominohen; vendet Skandinave; vendet e Europës Lindore si edhe Alpet Europiane NDERSA pjesa më e madhe e kontinentit Europian do të PARAQITET nën ndikimin e masave ajrore të thata dhe të ftohta me origjinë kontinentale duke sjellë; mot kryesisht të kthjellët POR të ftohtë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments