Thursday, December 26, 2024
HomeAKTUALITETRajoni,Europa  Moti-E Mërkurë, 27 Nëntor 2024

Rajoni,Europa  Moti-E Mërkurë, 27 Nëntor 2024

Kushtet e qëndrueshme atmosferike do të vijojnë në të gjithë republikën e Kosovës; KU kthjellimet do të jenë prezente përgjatë paradites; Pritet që pas – mesdite dhe në vijim vranësirat do të shfaqen si fillim në zonat veriore dhe gradualisht në të gjithë territorin e Kosovës; Problematikë e theksuar do të jenë ngricat në akset rrugore; Temperaturat e ajrit do të pësojnë RRITJE si në mëngjes dhe në mesditë duke u luhatur nga -3°C vlera më e ulët në Mitrovicë deri në 15°C vlera më e lartë në qytetin e Prizrenit. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 30 km/h nga drejtimi kryesisht Verilindor.

Masat ajrore me origjinë lindore – verilindore do të kushtëzojnë motin edhe në republikën e MV KU kthjellimet do të jenë dominante në të gjithë territorin e MV; Parashikohet që; pasditja dhe mbrëmja të sjellin kalim të vranësirave nëpër të gjithë territorin KU më ët theksuara do të jenë në zonat veriore dhe verilindore; do të vijojnë ngricat e theksuara në akset rrugore; Temperaturat e ajrit do të pësojnë RRITJE si në mëngjes dhe në mesditë duke u luhatur nga – 3°C vlera minimale e shënuar në Dibër deri në 17°C vlera maksimale në qytetin e Shkupit. Era do të fryjë mesatare gjatë gjithë ditës duke arritur shpejtesinë mbi 30 km/h nga drejtimi permanent Verilindor.

Gadishulli Skandinav, Europa Lindore si edhe pjesa më e madhe e Europës Qëndrore do të përfshihen nga masa të ftohta polare duke sjellë; stuhi të forta ere dhe reshje të dendura dëbore;  Po ashtu; rajoni i Balltikut do të jetë nën ndikimin e dy qendrave ciklonare duke kushtëzuar, vranësira dhe reshje të dendura shiu e dëbore NDERSA pjesa më e madhe e Europës Jugore, gadishulli i Ballkanit si edhe brigjet e Egjeut  do të jenë nën ndikimin e motit të kthjellët dhe temperaturave të ulëta si pasojë e masave ajrore të thata dhe  të ftohta me origjinë Lindore.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments