Republika e Kosovës, do të karakterizohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta KU më të theksuara vranësirat do të jenë në zonat veriore – veriperëndimore. Gjatë orëve të pasdites, vranësirat do të bëhen të dukshme pothuajse në të gjithë territorin e kosovës, megjithatë mundësia për reshje është thuajse zero. Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten si në mëngjes dhe në mesditë duke u luhatur nga -5°C vlera më e ulët deri në 7°C vlera më e lartë në rang territori. Era do të fryjë e lehtë gjatë gjithë ditës me shpejtësinë deri në 25 km/h nga drejtimi permanent Lindor.
Pritet një rritje e lehtë e vlerave Barike duke sjellë mot të kthjellët POR më të ngrohtë në republikën e MV. Parashikohet që pasditja, të sjellë kalime vranësirash kryesisht në të gjithë MV KU më të dukshme do të jenë në zonat Jugore dhe Juglindore; megjithatë nuk priten reshje; Ky stabilitet i atmosferës do të na shoqërojë edhe gjatë natës. Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten si në vlerat minimale dhe maksimale duke u luhatur duke u luhatur nga nga -5°C vlera minimale deri në 9°C vlera maksimale në rang territori. Era do të fryjë e lehtë përgjatë gjithë ditës me shpejtesinë deri në 25 km/h nga drejtimi permanent Lindor.
Do të VIJOJE Europa Veriore dhe ajo Lindore nën mbizotërimin e motit të paqëndrueshëm KU vranësirat dhe reshjet e dendura të dëborës do të jenë prezente. Po ashtu; Europa Qëndrore do të përfshihet nga një sistem i fuqishëm vranësirash duke sjellë rrebeshe shiu si edhe stuhi të forta ere NDERSA vijon ndikimi i masave ajrore të qëndrueshme në pjesën më të madhe të kontinentit Europian duke sjellë mot të kthjellët dhe vranësira të lehta e kalimtare.