Wednesday, November 20, 2024
HomeAKTUALITETRajoni,Europa Moti-E Mërkurë,20 Nëntor 2024

Rajoni,Europa Moti-E Mërkurë,20 Nëntor 2024

Pjesa e parë të ditës; do të jetë nën mbizotërimin e vranësirave dhe reshjeve të shiut e dëborës në pjesën më të madhe të Kosovës KU më të theksuara reshjet do të paraqiten në zonat Jugore dhe Perëndimore. Ndërsa; orët e pasdites sjellin shtim të intensitetit të reshjeve në të gjithë territorin e Kosovës Ku më të theksuara do të jenë në zonat perëndimore; Mbrëmja dhe nata vijojnë më të njëjtat kushte të paqëndrueshme atmosferike  në Kosovë. Temperaturat e ajrit do të rriten me 2 gradë celcius si në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 0°C vlera më e ulët e shënuar në Podujevë deri në 17°C vlera më e lartë e cila pritet në Gjakovë.  Ndërkohë; Era do të fryjë e fortë me shpejtësi maksimale deri në 60 km/h përgjatë gjithë ditës nga drejtimi kryesisht JUGOR.

Gjatë ditës së mërkurë; Republika  e Maqedonisë së Veriut; do të paraqitet nën mbizotërimin e vranësirave dhe reshjeve të shiut dhe dëborës KU më të dendura do të jenë në zonat veriperëndimore dhe Jugperëndimore. Përsa i përket; pjesës së dytë të ditës; moti vijon me shtim të inetnsiteti të reshjeve në të gjithë republikën e MV KU herë pas here do të ketë; stuhi të forta ere dhe shkarkesa elektrike. Ndërkohë; Temperaturat e ajrit do të pësojnë RRITJE me 2 gradë celcius në orët e mëngjesit dhe të mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 1°C vlera minimale deri në 19°C vlera maksimale në rang vendi. Era do të fryjë mesatare dhe e fortë përgjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë maksimale 60 km/h nga drejtimi permanent JUGOR.

Si pasojë e zhvillimit të një Cikloni të fuqishëm përkatësisht në Veri të kontinentit Europian me ndikim deri në qendër; do të diktojë kushte të paqëndrueshme atmosferike në; gadishullin Skandinav si edhe Alpet e Europës KU priten reshje të dendura  dëbore. Po ashtu;  me vranësira; rrebeshe shiu si edhe erë të fortë do të dominohet rajoni i Ballkanit, brigjet e Egjeut si edhe brigjet e detit të zi NDERSA gadishulli Iberik; Britania e madhe si edhe pjesërisht vendet Lindore do të PARAQITET nën ndikimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të pakta.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments