Saturday, November 23, 2024
HomeAKTUALITETRajoni,Europa Moti-E Diel, 3 Nëntor 2024

Rajoni,Europa Moti-E Diel, 3 Nëntor 2024

Pjesa e parë e ditës në Kosovë do të jetë në dominimin e kthjellimeve, POR në zonat Verilindore herë pas here do të ketë kalime të pakta të vranësirave. Parashikohet që në pjesën e dytë të ditës përkohësisht vranësirat kalimtare të shfaqen në të gjithë territorin e kosovës POR nuk priten reshje;  Temperaturat e ajrit do të pësojnë një rënie të lehtë në vlerat minimale POR rriten maksimumet duke u luhatur nga 3°C vlera më e ulët në Podujevë deri në 23°C vlera më e lartë në qytetin e Gjakovës. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare përgjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë deri në 35 km/h nga drejtimi kryesisht Verilindor.

Republika e MV do të vijojë të jetë nën dominimin e kthjellimeve gjatë orëve të para të ditës në pothuajse të gjithë territorin. POR parashikohet që orët e mesditës dhe pasdites të sjellin vranësira kalimtare nëpër të gjithë MV, POR nuk do të mund të gjenerojnë reshje. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në vlerat minimale POR rriten maksimumet duke u luhatur nga nga 3°C vlera minimale deri në 24°C vlera maksimale në rang territori. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatre gjatë gjithë 24-orëshit duke arritur shpejtesinë mbi 38 km/h nga drejtimi  Verilindor.

Vendet Skandinave si edhe Europa Lindore do të përfshihen nga masa ajrore polare duke sjellë reshje dëbore dhe ngrica në këto rajone. Ndërsa; ishujt Britanikë si edhe brigjet e detit të zi do të jenë nën ndikimin e dy qendrave ciklonare duke kushtëzuar, vranësira dhe reshje të shoqëruara me mini stuhi ere. NDERSA pjesa më e madhe e Europës Qëndrore, gadishulli i Ballkanit si edhe brigjet e Egjeut  do të mbeten nën ndikimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të pakta.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments