Saturday, November 23, 2024
HomeAKTUALITETRajoni,Europa Moti-E Shtunë, 2 Nëntor 2024

Rajoni,Europa Moti-E Shtunë, 2 Nëntor 2024

Republika e Kosovës; do të paraqitet me kthjellime dhe vranësira të lehta e kalimtare gjatë orëve të paradites POR pas-mesditës dhe në vijim; vranësirat do të bëhën më të dukshme në të gjithe territorin e Kosovës KU më të thesuara do të jenë në zonat veriperëndimore; Parashikohet që orët e vona të mbrëmjes të sjellin përmirësim të kushteve atmosferike në të gjithë Kosovën; Temperaturat e ajrit do të pësojnë një rritje të lehtë në vlerat minimale POR ulen maksimumet duke u luhatur nga 5°C vlera më e ulët në Mitrovicë deri në 22°C vlera më e lartë në Prizren e Gjakovës. Era do të fryjë e lehtë paradite POR forcohet gjatë pasdites duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 35 km/h nga drejtimi kryesisht Lindor.

Republika e MV përgjatë gjithë 24-orëshit; do të jetë nën ndikimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të lehta POR orët e pasdites do të sjellin herë pas here vranësira të shpeshta POR nuk priten reshje; Parashikohet që në mbrëmje dhe gjatë natës; vransirat të jenë disi më të shpeshta në territor; Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në vlerat minimale POR ulen maksimalet duke luhatur vlerat ditore nga 5°C vlera minimale në qytetin e Ohrit deri në 23°C vlera  maksimale e cila do të shënohet sërisht në Shkup. Ndërkohë; ERA do të paraqitet e lehtë deri mesatare duke arritur shpejtësinë maksimale deri në 30 km/h nga drejtimi kryesisht Lindor.

Si pasojë e zhvillimit të një Cikloni të fuqishëm përkatësisht në veri-verilindje të kontinentit Europian me ndikim deri në qendër; do të diktojë kushte të paqëndrueshme atmosferike në; Europën Lindore si edhe Alpet e Europësduke sjellë reshje dëbore. Po ashtu;  me vranësira; rrebeshe shiu si edhe erë të fortë do të MBETET Britania e madhe NDERSA e gjithë  pjesa tjetër e kontinentit të Europës do të PARAQITET nën ndikimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të pakta.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments