Pjesa e parë e ditës në territorin e Kosovës; do të jetë nën dominimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, duke bërë që të ketë mbizotërim të motit të kthjellët NDERSA orët e pasdites do të sjellin kalime vranësirash të lehta KU më të dukshme vranësirat do të PARAQITEN në zonat jugore dhe jugperëndimore; por nuk priten reshje; Temperaturat e ajrit do të pësojnë një rënie të lehtë në vlerat minimale POR rriten maksimumet duke luhatur vlerat ditore nga 3°C vlera minimale deri në 20°C maksimalja në rang territori. Era do të fryjë mesatare POR herë pas-here e fortë me shpejtësi deri në 45 km/h nga drejtimi kryesisht Verior- Veriperëndimor.
Gjatë ditës së martë; Republika e MV do të mbetet; nën ndikimin e motit të kthjellët në pjesën më të madhe të territorit; kjo situatë meteorologjike do të vijojë deri vonë pasdite KU priten kalime të vranësirave nëpër të gjithë MV POR më të theksuara në zonat përgjatë shtrirjes Lindore por mundësia për reshje është zero. Përsa i përket; Temperaturave të ajrit do të pësojnë një rritje të lehtë në vlerat minimale dhe maksimale duke luhatur vlerat ditore nga 3°C vlera minimale deri në 23°C maksimalja në rang territori. Ndërkohë; Era do të fryjë e fortë përgjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë maksimale deri në 45 km/h nga drejtimi Verior- Veriperëndimor.
Gadishulli Iberik si edhe Europa Qëndrore do të jenë nën ndikimin e vranësirave të dendura dhe reshjeve të shiut, të cilat herë pas here do të jenë dhe intensive. Gjithashtu me vranësira dhe reshje shiu parashikohet të jetë Britania e Madhe dhe Lindja e kontinentit, KU reshjet do të jenë dhe në formë rrebeshi. Ndërsa pjesa tjetër e kontinentit Europian Paraqitet me mot të qëndrueshëm, KU Europa Veriore do të jetë me alternime kthjellimesh dhe kalime vranësirash. Po ashtu; me masa ajrore të qëndrueshme do të jetë pjesa më e madhe e Pellgut të Mesdheut, KU kthjellimet më të dukshme pritet të jenë në Jugperëndim të Ballkanit.