Sunday, November 24, 2024
HomeAKTUALITETRajoni,Europa  Moti-E Premte, 11 Tetor 2024

Rajoni,Europa  Moti-E Premte, 11 Tetor 2024

Masat ajrore të paqëndrueshme; do të sjellin vranësira të dendura; në pjesën më të madhe të Kosovës; KU hera herës vranësirat do të pësojnë zhvillim duke gjeneruara rrebeshe shiu; më të mundshme në zonat Jugore dhe veriperëndimore; Pjesa e dytë e ditës do të sjellë përmirësim të lehtë të motit dukë bërë që pjesa më e madhe e Kosovës të dominohet nga kthjellime dhe vranesira të shpeshta POR pa reshje. Mbeten zonat veriore dhe verilindore me vranësira dhe reshje të pakta dhe të izoluara;  Temperaturat e ajrit do të rriten në vlerat minimale POR ulen maksimalet duke luhatur vlerat ditore nga 10°C minimalja e shënuar përkatësisht në qytetin e Mitrovicës deri në 21°C vlera maksimale e cila do të shënohen në qytetin e Gjakovës. Era do të fryjë mesatare paradite POR e fortë gjatë pasdites duke arritur shpejtesinë maksimale deri në 50 km/h nga drejtimi VERIOR.

Vranësirat dhe shirat do të jenë dominante në të gjithë Republikën e MV; KU më të theksuara reshjet do të paraqiten përgjatë zonave në veri dhe veriperëndim të territorit të MV pasi shirat do të jenë në formë rrebeshi. Parashikohet që; orët e pasdites; do të vijojnë nën ndikimin e vranësirave duke gjeneruar shira të dobët e lokalë në pjesën më të madhe të MV; Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në vlerat minimale POR ulen maksimumet duke u luhatur nga 10°C vlera më e ulët e shënuar në Gostivar e Kërcovë deri në 23°C vlera maksimale e cila do të shënohet në Shkup. Era do të fryjë mesatare gjatë paradites POR deri e fortë; në pjesën e dytë të ditës duke arritur shpejtesinë maksimale mbi 40 km/h nga drejtimi kryesisht; VERIOR.

Gadishulli Iberik si edhe pjesërisht Europa Qëndrore MBETEN nën ndikimin e vranësirave të dendura të cilat do të gjenerojnë reshje të dendura shiu dhe mini-stuhi ere. Gjithashtu; gadishulli i Ballkanit si edhe Europa Lindore PARAQITEN me vranësira konvektive duke gjeneruar rrebeshe shiu; si edhe stuhi afat-shkurta ere NDERSA moti i kthjellët dhe vranësirat e lehta e kalimtare do të dominojnë përkatësisht në; Europën veriore; gadishullin Apenin, brigjet e Egjeut si edhe brigjet e detit të zi.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments