Sunday, November 24, 2024
HomeAKTUALITETRajoni,Europa  Moti-E Mërkurë, 2 Tetor 2024

Rajoni,Europa  Moti-E Mërkurë, 2 Tetor 2024

Republika e Kosovës; do të paraqitet me kthjellime dhe vranësira të lehta e kalimtare gjatë orëve të paradites POR pas-mesditës dhe në vijim; vranësirat do të bëhen më të dukshme në të gjithe territorin e Kosovës KU në zonat kufitare me Shqipërinë; priten rrebeshe të izoluara shiu; nuk përjashtohet edhe mundësia e stuhive të erës. Parashikohet që orët e vona të natës të sjellin shtim të reshjeve në të gjithë territorin e Kosovës; Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në mëngjes DHE në mesditë duke  luhatur vlerat ditore nga 5°C vlera më e ulët në Mitrovicë deri në 21°C vlera më e lartë në Gjakovë. Era do të fryjë e lehtë paradite POR forcohet gjatë pasdites duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 45 km/h nga drejtimi JUGOR.

Republika e MV përgjatë gjithë 24-orëshit; do të jetë nën ndikimin e alternimeve të kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta; POR orët e pasdites do të sjellin vranësira më të dendura KU herë pas here do të pësojnë zhvillim duke gjeneruar rrebeshe të përkohëshme shiu; Parashikohet që në mbrëmje dhe gjatë natës reshjet të jenë më shumë prezente; Temperaturat e ajrit do të pësojnë RRITJE në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 5°C vlera minimale në qytetin e Ohrit deri në 23°C vlera  maksimale e cila do të shënohet në qytetin e Shkupit. Ndërkohë;  ERA do të paraqitet mesatare deri e FORTE duke arritur shpejtësinë deri në  45 km/h nga drejtimi permanent JUGOR.

Zhvillimi i një qëndre të fuqishme ciklonare prej disa ditësh në Veri të Europës; me ndikim deri  në qendër të Europës do të sjellë; vranësira dhe reshje të dendura shiu në gadishullin e Skandinavisë si edhe pjesërisht në Europën Qëndrore; Po ashtu; aktivizimi i një qëndre të presioni të ulët atmosferik përkatësisht mbi rajonin e Balltikut do të sjellë vranësira dhe rrebeshe shiu përgjatë gjithë ditës  NDERSA nën ndikimin e motit të kthjellët do të PARAQITET pjesa më e madhe e kontinentit Europian KU më të theksuara kthjellimet do të jenë në;  gadishulli Iberik; brigjet e Egjeut si edhe brigjet e detit të zi.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments