Tuesday, April 22, 2025
HomeAKTUALITETEuropa  Moti-E Hënë, 30 Shtator 2024

Europa  Moti-E Hënë, 30 Shtator 2024

Republika e Kosovës do të PARAQITET nën dominimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike gjatë paradites duke bërë që moti të jetë kryesisht i kthjellët POR pas – mesditës dhe në vijim; vranësirat do të bëhen të dukshme në pjesën më të madhe të republikës së Kosovës KU më të theksuara vranësirat do të paraqiten në zonat përgjatë kufirit me territorin Shqiptar; megjithatë nuk priten reshje. Parashikohet që edhe lagështira në ajër të pësojë rritje të ndjeshme. Temperaturat e ajrit do të pësojnë sërisht rënie si në mëngjes edhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga C minimalja e shënuar përkatësisht në qytetin e Mitrovicës deri në 17°C vlera maksimale në Gjakovë. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare duke arritur shpejtesinë 50 km/h nga drejtimi VERIOR.

Republika e MV për-gjatë paradites PARAQITET në ndikimin e motit të kthjellët POR orët e pasdites do të kenë kalime vranësirash në të gjithë MV, ku më të dukshme vranësirat do të jenë në zonat perëndimore dhe jugperëndimore të MV por nuk priten reshje; Parashikohet që kjo situatë atmosferike me kthjellime dhe vranësira të herë pas-herëshme të na shoqërojë deri vonë në mbrëmje kur pritet shtim gradual i vranësirave në të gjithë MV si edhe lagështira në ajër do të jetë e lartë. Temperaturat e ajrit do të ULEN sërisht si në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 4°C minimalja deri në 21°C vlera maksimale në rang territori. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare duke arritur shpejtesinë 48 km/h nga drejtimi veriperëndimor.

Zhvillimi i Ciklonit të Islandës do të diktojë kushtet atmosferike në një pjesë të madhe të kontinentit Europian, duke sjellë në Ishujt Britanikë dhe Qëndrën e kontinentit; vranësira të dendura të cilat do të gjenerojnë reshje shiu. Reshjet herë pas here do të jenë edhe në formë rrebeshi. Po ashtu me vranësira dhe reshje shiu parashikohet të jetë rajoni i balltikut dhe pjesërisht gadishulli Skandinav  NDERSA kushtet e qëndrueshme atmosferike do të mbizotërojnë përkatësisht në; gadishullin Iberik; gadishullin Apenin si edhe gadishullin e Ballkanit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

Iyannason on Qarku GJIROKASTER
Michaelnaime on Siguro dhe mbro jetën
Michaelnaime on Bashkia CERRIK
Michaelnaime on Bashkia DELVINE
Michaelnaime on Qarku DIBER
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ