Deri në orët e mesditës Shqipëria në pjesën më të madhe të territorit do të jetë me intervale të gjata kthjellimesh dhe kalime të pakta të vranësirave, KU kthjellimet më të dukshme pritet të jenë përgjatë vijës bregdetare. POR në orët vijuese vranësirat gradualisht do të shtohen në një pjesë të mirë të vendit tonë, KU më të theksuara do të jenë në shtrirjen Lindore. Parashikohet që pasditja ti fokusojë vranësirat në zonat Juglindore kryesisht duke krijuar mundësi për rreshje të përkohshme shiu. Ndërsa mbrëmja dhe nata vonë përmirësojnë motin edhe në zonat Juglindore.
Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 14°C vlera minimale deri në 36°C vlera maksimale. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Veriperëndimor kryesisht; për pasojë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit do të gjenerohet dallgëzim 3 ballë.