Saturday, October 19, 2024
HomeAKTUALITETRajoni,Europa  Moti-E Enjte,29 Gusht 2024

Rajoni,Europa  Moti-E Enjte,29 Gusht 2024

Republika e Kosovës në orët e para të mëngjesit dhe mesditës do të jetë kryesisht me kthjellime në pothuajse të gjithë vendin, POR do të ketë herë pas here kalime të pakta të vranësirave. Ndërsa pjesa e dytë e ditës do të shtojë vranësirat në Kosovë. Parashikohet që vranësirat të zhvillohen gjatë orëve të pasdites duke gjeneruar reshje shiu, por në zona të izoluara do të ketë dhe rrebeshe afatshkurtra. Mbrëmja përmirëson motin gradualisht . Temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 11°C deri në 30°CEra do të fryjë mesatarisht me shpejtësi deri në 40 km/h përgjatë gjithë ditës nga drejtimi Verilindor.

Maqedonia e Veriut deri në orët e mesditës parashikohet të dominohet nga intervalet e gjata me kthjellime dhe kalime të pakta të vranësirave. Pritet që kthjellimet më të dukshme të jenë në skajin Jugor. Ndërsa mesdita dhe kryesisht pasditja shtojnë vranësirat në të gjithë territorin e Maqedonisë së Veriut, KU pritet që të pësojë zhvillme duke sjellë reshje shiu edhe rrebeshe të cilat më të dukshme do të jenë në zonat Jugperëndimore. Përsa i përket; Temperaturat e ajrit do të ulen si në vlerat minimale edhe ato maksimale duke luhatur vlerat ditore nga 10°C vlera minimale deri në 32°C vlera maksimale në rang vendi. Ndërkohë; Era do të fryjë mesatare përgjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë maksimale 40 km/h nga drejtimi Verior.

Europa Jugore do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të pasura me lagështirë të cilat në rajonin e Ballkanit dhe në gadishullin Iberik do të sjellin zhvillime të vranësirave, KU pritet që të gjenerojnë reshje shiu, herë pas here reshjet do të jenë në formë rrebeshi. Gjithashtu Veriu dhe Lindja e kontinentit parashikohet të mbizotërohen nga moti i vranët dhe reshjet e shiut. Ndërsa pjesa më e madhe e Europës Qëndrore dhe Britania e Madhe parashikohet që të jenë nën dominimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike duke sjellë alternime kthjellmesh dhe kalime vranësirash.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments