Republika e Kosovës deri në orët e mesditës parashikohet të jetë nën ndikimin e intervaleve të gjata me kthjellime dhe kalimeve të lehta të vranësirave. POR pritet që në pjesën e dytë të ditës vranësirat të pësojnë zhvillime duke gjeneruar reshje shiu në të gjithë territorin e Kosovës. Shirat herë pas here gjatë orëve të pasdites do të jenë edhe në formë rrebeshi; Temperaturat e ajrit do të pësojnë një rritje të lehtë në vlerat minimale POR ulen ndjeshëm maksimalet duke u luhatur nga 14°C vlera minimale deri në 32°C maksimalja në rang territori. Era do të fryjë mesatare POR herë pas-here e fortë me shpejtësi deri në 35 km/h nga drejtimi kryesisht veriperëndimor.
Maqedonia e Veriut vijon nën ndikimin e motit të qëndrueshëm në orët e para të ditës, duke bërë që të ketë altrenime kthjellimesh dhe kalime vranësirash. POR parashikohet që në pjesën e dytë të ditës vranësirat të zhvillohen gradualisht duke gjeneruar rreshje shiu në të gjithë MV. Pritet që në zona të izoluara të ketë dhe rrebeshe të përkohëshme. Përsa i përket; Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten vlerat minimale POR do të ulen maksimalet duke luhatur vlerat ditore nga 15°C vlera minimale deri në 35°C vlera maksimale në rang vendi. Ndërkohë; Era do të fryjë mesatare dhe e fortë përgjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 33 km/h nga drejtimi Verior – Veriperëndimor.
Europa Veriore dhe pjesërisht Qëndra e kontinentit do të jenë nën ndikimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike duke bërë që vranësirat të gjenerojnë rrebeshe shiu të shoqëruara me mini stuhi lokale ere. Gjithashtu nën mbizotërimin e vranësirave të shpeshta paraqitet Ballkani Veriore dhe pjesërisht Qëndror, KU dhe pritet që vranësirat të gjenerojnë rrebeshe afatshkurtra shiu. Ndërsa Brigjet e Egjeut dhe gadishulli Iberik do të jenë nën dominimin e intervaleve të gjata me kthjellime. Me mot të qëndrueshëm do të jetë Britania e Madhe e zonat Lindore të Kontinentit.