VIJON depërtimi i mëtejshëm i masave Afrikane; duke sjellë në Shqipëri; mbizotërim të motit të kthjellët dhe të nxehtë gjatë orëve të paradites; POR pasditja do të sjellë kalime vranësirash të lehta nëpër të gjtihë vendin KU më dukshme vranësirat do të jenë në zonat Juglindore të vendit.
Temperaturat e ajrit do të MBETEN të larta si në mëngjes edhe në mesditë duke bërë që vlera minimale të regjistrohet në Ersekë 18°C ndërsa maksimalja pritet në zonat Jugore dhe qëndrore deri në 42°C. Era do të fryjë mesatare në tokë dhe në det me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Perëndimor; kjo do të bëjë që në në brigjet detare të krijohet dallgëzim i ulët.