Pritet rritje e mëtejshme e Vlerave Barike duke sjellë temperatura shumë të larta në të gjithe territorin Shqiptar; Për pasojë; orët e paradites do të mbizotërohen nga kthjellime dhe vranësira të lehta e kalimtare në bregdet dhe zonat e ulëta NDERSA me kthjellime dhe vranësira të shpeshta do të vijojë moti në zonat malore duke sjellë reshje të pakta dhe të izoluara shiu; Parashikohet që pasditja të MBETET me kthjellime përgjatë vijës bregdeare, duke lënë pjesën tjetër të territorit me vranësira dhe shira të pakët.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë RRITJE të ndjeshme si në orët e mengjesit edhe të mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 8°C vlera më e ulët e shënuar në qytetin e Pukës deri në 30°C vlera më e lartë e cila do të shënohet në qarkun e Fierit. Era do të fryjë mesatare në tokë POR e fortë në DET duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 60 km/h nga drejtimi permanent JUGOR; duke gjeneruar në brigjet detare dallgëzim 5 ballë.