Orët e paradites do të paraqiten nën ndikimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të lehta përgjatë Ultësirës Perëndimore NDERSA me kthjellime dhe vranësira disi më të shpeshta do të jetë, moti në zonat malore përgjatë shtrirjes Lindore; Parashikohet që orët e pasdites dhe mbrëmjes të përmirësojnë dukshëm kushtet atmosferike në të gjithë territorin Shqiptar duke bërë që; moti të jetë i kthjellët dhe i ngrohtë.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë RRITJE në dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 4°C vlera më e ulët e shënuar në qytetin e Peshkopisë deri në 24°C vlera maksimale e cila do të regjistohet në qarkun e Vlorës. Era do të fryjë mesatare; gjatë paradites POR deri e fortë pasdite duke arritur shpejtësinë mbi 45 km/h nga drejtimi Jugor; për pasojë në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim 3 ballë.