Tuesday, April 29, 2025
HomeAKTUALITETShqipëria Moti-E Hënë,14 Prill 2025

Shqipëria Moti-E Hënë,14 Prill 2025

Vendi ynë do të vijojë nën dominimin e kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta gjatë gjithë paradites KU në zonat veriore dhe pjesërisht në qendër do të krijohen mundësi për reshje të pakta shiu; Gjatë orëve të pasdites; vranësirat e dendura do të jenë prezente në të gjith territorin e vendit KU në skajin verior dhe verilindor do të ketë rrebeshe të izoluara shiu; Të njëjtat kushte atmosferike do të na shoqërojnë edhe gjatë natës.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë sërisht RRITJE duke luhatur vlerat ditore nga 5°C vlera minimale e shënuar në zonat MALORE deri në 26°C vlera maksimale që do të shënohet në zonat BREGDETARE. Era do të fryjë mesatare përgjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë maksimale 35 – 40 km/h nga drejtimi kryesisht Jugor; kjo do të bëj që në brigjet detare të krijohet dallgëzim mbi 2 ballë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments