Friday, November 22, 2024
HomeAKTUALITETRajoni,Europa  Moti-E Premte, 1 Nëntor 2024

Rajoni,Europa  Moti-E Premte, 1 Nëntor 2024

Përgjatë gjithë 24-orëshit; republika e kosovës do të jetë nën dominimin e masave ajrore të qëndrueshme duke sjellë dominim të motit të kthjellët gjatë orëvë te paradites NDERSA pjesa e dyte e dites do të sjellë vranësira të lehta e kalimtare në shumë zona të Kosovës POR mundësia për reshje është thuajs zero. Përgjatë luginave do të ketë mjegull të dendur në orët e para të mëngjesit; Ndërokohë; Temperaturat e ajrit do të pësojnë një rënie të lehtë në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 5°C minimalja e shënuar në qytetin e Podujevës deri në 23°C vlera maksimale e cila do të shënohen në Gjakovë. Era do të fryjë e lehtë paradite POR forcohet gjatë pasdites duke arritur shpejtesinë maksimale deri në 38 km/h nga drejtimi permanent Verilindor.

Nën MBIZOTERIMIN e motit të kthjellët do të PARAQITET edhe republika e MV gjatë gjithë paradites POR orët e pasdites do të sjellin vranësira të shpeshta në pjesën më të madhe të MV; më të fokusuara në zonat veriore dhe verilindore; megjithatë nuk priten reshje. Temperaturat e ajrit do të pësojnë një rënie të lehtë në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga nga 5°C vlera minimale deri në 24°C vlera maksimale në rang territori. Era do të fryjë e lehtë gjatë paradites POR forcohet në pjesën e dytë të ditës duke arritur shpejtesinë maksimale mbi 35 km/h nga drejtimi  Verilindor.

Brigjet veriperëndimore të Europës dhe kryesisht, britania e madhe do të përfshihen nga vranësira të dendura duke sjellë mini-stuhi të forta ere dhe shira në formë shtërngatash. PO ashtu, gadishulli Skandinav si edhe Europa Lindore do të paraqiten me vranësira dhe reshje shiu e dëbore. Ndërkohë; vijon problematike situata në gadishullin Iberik KU shirat e dendur kanë sjellë mjaft probleme në Portugali dhe Spanjë NDERSA pjesa më e madhe e Europës Qëndrore, gadishulli i Ballkanit si edhe brigjet e detit të zi do të paraqiten sërisht; nën ndikimin e motit të kthjellët dhe temperaturave relativisht të larta.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments