Republika e Kosovës, do të karakterizohet nga moti i kthjellët dhe vranësira të shpeshta KU më të theksuara vranësirat do të jenë në zonat veriore – veriperëndimore. Gjatë orëve të pasdites, vranësirat do të bëhen të dukshme pothuajse në të gjithë territorin e kosovës, megjithatë mundësia për reshje është thuajse zero. Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes POR ulen në mesditë duke u luhatur nga -2°C vlera më e ulët deri në 8°C vlera më e lartë në rang territori. Era do të fryjë e lehtë gjatë gjithë ditës me shpejtësinë deri në 35 km/h nga drejtimi permanent veriperëndimor.
Pritet një rritje e lehtë e vlerave Barike duke sjellë mot të kthjellët dhe vranësira kalimtare në të gjithë republikën e MV. Parashikohet që pasditja dhe mbrëmja, të sjellin vranësira më të shpeshta në territor; KU më të theksuara vranësirat do të paraqiten në Jugore dhe Juglindore;; Këto kushte atmosferike do të na shoqërojnë edhe gjatë natës. Temperaturat e ajrit do të rriten në vlerat minimale POR ulen maksimalet duke u luhatur nga nga -1°C vlera minimale deri në 11°C vlera maksimale në rang territori. Era do të fryjë e lehtë përgjatë gjithë ditës duek arritur shpejtesinë deri në 35 km/h nga drejtimi permanent veriperëndimor.
Zhvillimi i një qëndre të fuqishme ciklonare në veriperëndim të kontinentit me ndikim deri në Qendër do të sjelle vranësira; shira me intensitet të lartë si edhe stuhi të forta ere në; Ishujt Britanikë dhe pjesërisht Europën Qëndore; përkatësisht; në Francë dhe Gjermani duke sjellë mjaft probleme; Po ashtu; Europa Veriore dhe Lindore do të mbeten nën mbizotërimin e motit të paqëndrueshëm KU vranësirat dhe reshjet e dëborës do të jenë prezente NDERSA vijon ndikimi i masave ajrore të qëndrueshme kontinentale në pjesën më të madhe të kontinentit Europian duke sjellë mot të kthjellët dhe temperaturave relativisht të ulëta.