Sunday, April 27, 2025
HomeSOCIALEEKONOMIRriten çmimet në mars, inflacioni 2,1%

Rriten çmimet në mars, inflacioni 2,1%

 Inflacioni, që mat ndryshimin e çmimeve për një shportë të caktuar të mallrave të konsumit shënoi rritje në muajin mars.

Referuar raportit të Institutit të Statistikave, ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin mars është 2,1 %. Një vit më parë ky ndryshim ishte 2,3 %.

Ndërsa ndryshimi mujor i indeksit të çmimeve të konsumit është 0,6 %.

Rritja vjetore e çmimeve në muajin mars është ndikuar kryesisht nga grupi “ushqime dhe pije joalkoolike” me 1,04 pikë përqindje, pasuar nga grupi “mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me 0,26 pikë përqindje.

Gjithashtu, çmimet e grupit “pije alkoolike dhe duhan” ndikuan me 0,22 pikë përqindje, çmimet e grupit “qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 0,17 pikë përqindje.

Krahasuar me muajin mars 2024, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “argëtim dhe kulturë” me 7,4 %, pasuar nga grupet “pije alkoolike dhe duhan” me 4,4 %, “mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me 3,5 %, “ushqime dhe pije joalkoolike” dhe “veshje dhe këpucë” me 3,0 % secili.

Brenda grupit të ushqimeve çmimet e nëngrupit “qumësht, djathë dhe vezë” patën një rritje me 4,6 %, pasuar nga nëngrupet “zarzavate përfshirë patatet” me 4,0 %, “mish” me 3,3 %, “sheqer, reçel, mjaltë, çokollata dhe ëmbëlsira” me 1,2 %, “peshk” me 0,1 %, etj.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments