Rajoni i Ballkanit si edhe skaji Juglindor i Europës; do të përfshihen nga një sistem frontal duke sjellë në këto rajone; vranësira; reshje shiu e dëbore; shoqëruar herë pas here më mini stuhi ere; Po ashtu; Ishujt Britanikë si edhe gadishulli Skandinav do të mbizotërohen nga vranësira të shpeshta, të cilat herë pas here do të pësojnë zhvillim duke gjeneruar rrebeshe afat-shkurtra shiu dhe reshje të dendura dëbore në Skandinavi; situatë kjo si pasojë e zhvillimit të një qendre të fuqishme ciklonare në Veri të kontinentit. NDERSA gadishulli Apenin; gadishulli Iberik, Europa Qëndrore si edhe rajoni i Balltikut do të PARAQITEN nën mbizotërimin e masave ajrore të qëndrueshme duke sjellë dominim të motit të kthjellët dhe vranësirave të lehta e kalimtare.





