Prodhimi nga era dhe dielli rritet për 96,23%

Të dhënat e ASK-së tregojnë se prodhimi bruto i energjisë elektrike nga era dhe burimet solare arriti në 38,16 GWh gjatë shtatorit 2026, krahasuar me 19,45 GWh në periudhën e njëjtë të vitit 2025.

Kjo paraqet një rritje prej 96,23%, ndërsa pjesëmarrja e energjisë elektrike alternative në konsumin e përgjithshëm ishte 11,20%.

Rritje është regjistruar edhe në prodhimin e energjisë nga hidrocentralet, me 31,24%, ndërsa prodhimi bruto nga termocentralet është rritur për 3,81%.

Energjia elektrike bruto në dispozicion gjatë shtatorit arriti në 467,69 GWh, ose 4,42% më shumë krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak.

Kosova importoi më shumë energji sesa eksportoi

Sipas ASK-së, sa i përket shkëmbimeve të energjisë elektrike, Kosova gjatë shtatorit 2026 regjistroi import prej 308,37 GWh dhe eksport prej 274,23 GWh, ku përfshihen edhe sasitë e transmisionit, transmetp

Krahasuar me shtatorin 2025, importi i energjisë elektrike ka shënuar rënie prej 2,66%, ndërsa eksporti është rritur për 2,24%.

Ndërkohë, prodhimi i thëngjillit gjatë shtatorit ishte 509.853 tonë, duke shënuar rënie prej 1,12% krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Të dhënat janë pjesë e raportit zyrtar të ASK-së, të publikuar më 16 nëntor 2026.