Përgjatë gjithë 24-orëshit; republika e Kosovës do të jetë nën dominimin e masave ajrore të paqëndrueshme duke sjellë dominim të vranësirave dhe reshjeve të shiut dhe dëborës; Më të theksuara reshjet do të paraqiten në zonat veriore dhe veriperëndimore KU priten edhe stuhi të forta ere; Po ashtu; pjesa e dytë e ditës do të vijojë më vranësira dhe reshje KU më së shumti do të jenë reshje dëbore. Përgjatë luginave do të ketë ngrica të theksuara; Ndërkohë; Temperaturat e ajrit do të RRITEN në vlerat minimale POR ulen maksimumet duke u luhatur nga -3°C minimalja e shënuar në qytetin e Podujevës deri në 10°C vlera maksimale e cila do të shënohen në Gjakovë. Era do të fryjëe fortë si paradite edhe gjatë pasdites duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 60 km/h nga drejtimi permanent Jugor.
Nën MBIZOTERIMIN vranësirave do të PARAQITET edhe republika e MV gjatë gjithë paradites KU më të dendura vranësirat do të jenë zonat Perëndimore dhe Veriperëndimore duke sjellë reshje shiu e dëbore. Orët e pasdites do të shtojnë vranësirat dhe reshjet e shiut dhe dëborës në të gjithë territoin e MV KU hera herës priten mini-stuhi të forta ere dhe shkakesa elektrike; Përsa i përket; Temperaturave të ajrit do të RRITEN në vlerat minimale POR ulen maksimumet duke u luhatur nga nga -1°C vlera minimale deri në 12°C vlera maksimale në rang territori. Era do të fryjë e fortë përgjatë gjithë ditës duke arritur shpejtesinë maksimale mbi 65 km/h nga drejtimi kryesisht Jugor.
Pjesa më e madhe e kontinentit do të jetë nën ndikimin e vranësirave dhe shirave me intensitet të lartë KU problematike situata do të paraqitet në; gadishullin e Ballkanit, gadishullin Apenin, brigjet Greke si edhe brigjet e detit të zi. Po ashtu; Alpet e Europës si edhe zonat përreth tyre do të përjetojnë reshje shiu e dëbore NDERSA moti i kthjellët dhe vranësirat e lehta e kalimtare do të dominojnë përkatësiht në; gadishullin Iberik, ishujt Britanikë si edhe pjesën më të madhe të Europës Lindore.