Sunday, November 24, 2024
HomeAKTUALITETRajoni,Europa Moti-E Premte, 2 Gusht 2024

Rajoni,Europa Moti-E Premte, 2 Gusht 2024

Prej disa ditësh Republika e Kosovës eshtë përfshirë nga masa ajrore të qëndrueshme, të cilat do të vijoj edhe të premten të diktojnë motin përgjatë gjithë 24 orëshit në vend. Pjesa e parë e ditës paraqitet nën dominimin e kthjellimeve dhe vranësirave kalimtare, të cilat pritet të jenë më prezente në zonat Veriore. POR orët vijuese shtojnë vranësirat në të gjithë Kosovën, KU më të fokusuara do të jenë në zonat Veriperëndimore. Temperaturat e ajrit do të mbeten kostante në mëngjes POR rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 11°C deri në 32°C. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi deri në 28 km/h përgjatë gjithë ditës nga drejtimi Veriperëndimor.

Deri në orët e mesditës Maqedonia e Veriut PARAQITET nën dominimin e intervaleve të gjata me diell në pothuajse të gjithë  vendin, të cilat më të dukshme  do të jenë në zonat Jugore. Ndërsa në orët vijuese dhe kryesisht gjatë pasdites parashikohet që vranësirat të shfaqen në të gjithë territorin e Maqedonisë së Veriut, POR nuk do të mund të gjenerojnë reshje. Temperaturat e ajrit do të mbeten të pandryshuara  vlerat minimale, POR rriten maksimalet duke luhatur vlerat ditore nga 9°C vlera minimale deri në 36°C vlera maksimale në rang vendi. Ndërkohë; Era do të fryjë  mesatare përgjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë maksimale deri në 30  km/h nga drejtimi Perëndimor.

Zhvillimi i ciklonit të Islandës do të diktojë kushtet atmosferike në Angli dhe në gadishullin Skandinav, duke bërë që vranësirat e shumta të gjenerojnë rrebeshe shiu të shoqëruara herë pas here me fuqizim të përkohshëm të parametrit të erës. Gjithashtu me vranësira dhe reshje shiu parashikohet të jetë edhe Europa Qëndrore, KU reshje të më të dukshme pritet të jenë në zonat përrreth Alpeve të Europës. Ndërsa Jugu i kontinentit vijon të jetë nën ndikimin e motit të qëndrueshëm, me kthjellime dhe kalime vranësirash të cila më të theksuara do të bëhen në Veri të Ballkanit. Nën dominimin masave ajrore të qëndrueshme PARAQITEN edhe vendet Lindore.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments