Territori i Kosovës përgjatë gjithë të mërkurë; do të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta në pjesën më të madhe të Kosovës POR më të theksuara vranësirat do të jenë në zonat veriore dhe veriperëndimore të republikës së Kosovës POR nuk priten reshje. Parashikohet që pasditja të sjellë përmirësim të dukshëm të kushve atmosferike duke bërë që; moti i kthjellët dhe vranësirat e lehta e kalimtare të jenë dominante në të gjithë Kosovën. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie gjatë mëngjesit POR rriten lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 2°C deri në 20°C. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare përgjatë gjithë 24-orëshit duke arritur shpejtësinë maksimale 30 km/h nga drejtimi verior.
Pjesa më e madhe e territorit të MV parashikohet që të jetë nën dominimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, duke bërë që të ketë mbizotërim të kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta; Më të dukshme vranësirat do të jenë në zonat Lindore dhe Verilindore por mundësia për reshje është thuajse zero. Ndërsa në vijim do të largohen vranësirat nga i gjithë territori i MV duke ja lënë vendin kthjellimeve. Përsa i përket; Temperaturave të ajrit do të pësojnë një tjetër rënie gjatë vlerave minimale POR maksimalet do të rriten duke luhatur vlerat ditore nga 2°C deri në 22°C. Ndërkohë parametri i Erës do të jetë kryesisht i lehtë POR hera herës mesatare duke arritur shpejtësinë maksimale deri në 30 km/h nga drejtimi permanent perëndimor.
Kalimi i një sistemi frontesh nga Antlantiku drejt Perëndimit dhe Jugperëndimit të Europës me ndikim deri në Europën Qëndrore; do të sjellë kushte të paqëndrueshme atmosferike në; Ishujt Britanikë, rajoni i Balltikut si edhe pjesën më të madhe të Qëndrës së kontinentit KU reshjet e dendura të shiut dhe stuhitë e forta të erës do të jenë mjaft problematike. Po ashtu; me reshje të konsiderueshme dëbore, ngrica dhe erëra të fuqishme do të PARAQITEN Alpet Europiane si edhe vendet Skandinave NDERSA nën ndikimin e motit të kthjellët dhe temperaturave të larta do të PARAQITEN; pellgu i Mesdheut si edhe Europa Juglindore.