Pjesa më e madhe e territorit të Kosovës; do të jetë nën dominimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike, duke bërë që të ketë mbizotërim të vranësirave dhe shirave KU herë pas here do të jenë rrebeshe; Më të dukshme reshjet priten në zonat veriore dhe veriperëndimore. Ndërsa pasdite dhe në vijim do të theksohen vranësirat dhe reshjet në të gjithë republikën e kosovës. Temperaturat e ajrit do të vijojnë njësoj në mëngjes POR ulen sërisht në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 8°C deri në 23°C. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi deri në 45 km/h nga drejtimi permanent VERIOR.
Republika e MV do të paraqitet; nën ndikimin e vranësirave të shpeshta në pjesën më të madhe të territorit KU herë pas here vranësirat do të pësojnë zhvillim duke gjeneruar reshje shiu në zona të izoluara. Po ashtu; Orët e pasdites do të sjellin mbizotërim të vranësirave në pjesën më të madhe të MV, KU më të theksuara do të jenë në zonat Jugore dhe Jugperëndimore të republikës së MV duek gjenruar rrebehse afat-shkurta shiu. Përsa i përket; Temperaturave të ajrit do të mbetetn kostante gjatë orëve të mëngjesit POR mesdita sjell rënie të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 9°C deri në 25°C vlera më e lartë në rang vendi. Ndërkohë; Era do të fryjë mesatare përgjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 40 km/h nga drejtimi permanent VERIOR.
Europa Veriore dhe ajo Lindore do të përfshihen nga një sistem i dendur vranësirash, të cilat do të sjellin reshje të dendura shiu si edhe stuhi të forta ere. Gjithashtu; me mot të paqëndrueshëm do të MBETEN gadishulli i Ballkanit dhe pjesërisht Europa Qëndrore KU do të ketë vranësira të shpeshta të cilat do të gjenerojnë rrebeshe shiu; shoqëruar herë pas here me stuhi të forta ere. NDERSA nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike do të PARAQITEN përkatësisht; Ishujt Britanikë, Gadishulli Iberik si edhe brigjet Egjeut.