Alternime kthjellimesh dhe vranësirash do të karakterizojnë kushtet e motit në territorin Shqiptar deri pas-mesdite kur priten shtim i vranësirave duke gjeneruar rrebeshe afat-shkurtra shiu në Veri dhe zonat Qëndrore; në Verilindje të vendit priten stuhi afat-shkurta breshëri. Parashikohet që të njëjtat kushte të paqëndrueshme amtosferike të na shoqërojnë në mbrëmje edhe gjatë natës. Temperaturat e ajrit do të pësojnë RENIE me 2 gradë si në orët e mëngjesit edhe në të mesditës duke bërë që; vlerat ditore të luhaten nga 8°C deri në 28 °C vlera maksimale në rang vendi. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 35 km/h nga drejtimi Veriperëndimor; për pasojë në brigjet detare do të krijohen dallgë 2 ballë.