Pjesa më e madhe e territorit të; Republikës së Kosovës; do të paraqitet me vranësira të dendura të cilat herë pas here do të pesojnë zhvillim duke sjellë reshje shiu dhe dëbore; më të theksuara reshjet do të jenë në skajin verior dhe veriperëndimor; Parashikohet që edhe gjatë natës vranësirat dhe reshjet të mbeten prezent në të gjithë Kosovën POR në sasi më të pakta; Temperaturat e ajrit do të ULEN si në mëngjes edhe në mesditë duke u luhatur nga -3°C vlera më e ulët në Podujevë deri në 10°C vlera më e lartë në Gjakovë. Era do të fryjë e fortë duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 50 km/h nga drejtimi Verilindor.
Do të VIJOJE pjesa më e madhe e territorit të Republikës së MV; nën ndikimin e vranësirave dhe reshjeve të shiut dhe dëborës POR orët e pasdites dhe në vijim do të sjellin prezencë më të shpeshtë të vranësirave duke gjeneruar rrebeshe shiu si edhe dëborë në zona të thella malore; më të dukshme reshjet priten në zonat jugore dhe jugperëndimore; Parashikohet që edhe gjatë natës vranësirat dhe reshjet të mbeten dominante në të gjithë republikën e MV POR ulet intensiteti i tyre; Temperaturat e ajrit do të ulen si në mëngjes edhe në mesditë duke u luhatur nga -3°C vlera minimale në qytetin e Ohrit deri në 13°C vlera maksimale e cila do të shënohet sërisht në Shkup. Ndërkohë; ERA do të paraqitet mesatare deri e fortë gjatë mbrëmjes duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 50 km/h nga drejtimi kryesisht Verilindor.
Një qendër e fuqishme ciklonare e zhvilluar; në Europën veriperëndimore me ndikim deri në Qendër të kontinentit do të sjellë; vranësira, reshje të dendura shiu dhe dëbore përkatësisht në; ishujt Britanikë, Europën Qëndrore si edhe rajonin e Ballkanit. Po ashtu; gadishulli Iberik do të përfshihet nga një sistem frontal duke sjellë shira intensivë dhe erëra të fuqishme NDERSA nën ndikimin e motit të kthjellët dhe të ftohtë do të PARAQITEN gadishulli Skandinav si edhe vendet e Europës Lindore.