Orët e para të mëngjesit në Kosovë do të jenë nën dominimin e kthjellimeve dhe vranësirave të pakta POR pas- mesditës dhe në vijim pritet që gradualisht vranësirat të bëhen të dukshmë KU më të theksuara do të jenë në zonat Veriore dhe Veriperëndimore të vendit duke sjellë reshje të pakta shiu; Parashikohet që; pasditja dhe mbrëmja të vijojnë më kthjellime dhe vranësira të shpeshta në të gjithë territorin e Kosovës. Temperaturat e ajrit do të ULEN si në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 16°C vlera më e ulët dhe maksimumet do të ngjiten deri në 35°C. Era do të fryjë e lehtë POR herë pas here mesatare duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 35 km/h nga drejtimi veriperëndimor.
Republika e MV përgjatë paradites do të mbizotërohet nga intervale të gjata kthjellimesh dhe tempertuarave shumë të larta; Ndërkohë; Orët e pasdites dhe në vijim; do të sjellin vranësira të lehta e kalimtare në pjesën më të madhe të MV; por më të theksuara vranësirat do të jenë në zonat kufitare me Shqipërinë duke krijuar mundësi për reshje të pakta shiu; Parashikohet që të njëjtat kushte meteorologjike të na shoqërojnë edhe gjatë natës. Temperaturat e ajrit do të pësojnë sërisht rënie si në mëngjes edhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 13°C vlera minimale deri në 38°C vlera maksimale në rang territori. Era do të fryjë e lehtë gjatë paradites POR deri mesatare gjatë pasdites duke arritur shpejtësinë maksimale deri në 35 km/h nga drejtimi permanent verior.
Do të VIJOJNE kushtet e paqëndrueshme atmosferike për; Europën Veriore dhe rajonin e Balltikut duke sjellë reshje shiu, KU herë pas here do të jenë në formën e rrebesheve. Po ashtu me vranësira të shpeshta dhe rrebeshe afat-shkurtra do të jënë Alpet e Europës si edhe zonat përreth tyre NDERSA përsa i përket; pjesës tjetër të kontinentit Europian do të PARAQITET nën ndikimin e motit të kthjellët dhe temperaturave të larta; si pasojë e zhvillimit prej disa ditësh të Anticiklonit të Azoreve; sërisht i goditur nga vlera ekstreme të larta do të jetë gadishulli Peloponez.