Friday, November 22, 2024
HomeAKTUALITETRajoni,Europa Moti-E Premte,19 Prill 2024

Rajoni,Europa Moti-E Premte,19 Prill 2024

Pjesa më e madhe e territorit të Kosovës; do të jetë nën dominimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike, duke bërë që të ketë mbizotërim të vranësirave dhe shirave KU herë pas here do të jenë rrebeshe;  Më të dukshme reshjet priten në zonat veriore dhe veriperëndimore. Ndërsa në vijim do të theksohen vranësirat dhe reshjet në të gjithë republikën e kosovës, në zonat e thella malore do të ketë reshje të izoluara dëbore. Temperaturat e ajrit do të qëndrojnë kostante në mëngjes POR do të rriten maksimumet duke luhatur vlerat ditore nga 0°C deri në 16°C.  Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi deri në 55 km/h nga drejtimi verior dhe veriperëndimor.

Republika e MV do të paraqitet; nën ndikimin e vranësirave të shpeshta në pjesën më të madhe të territorit KU herë pas here vranësirat do të pësojnë zhvillim duke gjeneruar reshje shiu e dëbore në zona të izoluara. Po ashtu; Orët e pasdites do të sjellin mbizotërim të vranësirave dhe shirave në pjesën më të madhe të MV, KU më të theksuara reshjet do të jenë në zonat perëndimore dhe jugperëndimore të republikës së MV. Përsa i përket; Temperaturave të ajrit do të qëndrojnë kostante gjatë orëve të mëngjesit POR rriten lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 0°C deri në 18°C vlera më e lartë në rang vendi. Ndërkohë; Era do të fryjë  mesatare përgjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 55  km/h nga drejtimi permanent VERIOR.

Një sistem i fuqishëm vranësirash që ka përfshirë brigjet Veri – Veriperëndimore të kontinentit do të diktojë kushtet e paqëndrueshme atmosferike në gadishullin Iberik; Europën Qëndrore dhe rajonin e Ballkanit duke sjellë reshje të dendura shiu dhe erëra të forta; në zona të uizoluara edhe reshje dëbore. Po ashtu; me reshje të dendura shiu si edhe stuhi të forta ere PARAQITET Europa Lindore NDERSA moti i kthjellët dhe vranësirat e lehta do të mbizotërojnë në; Europën veriore, ishujt Britanikë si edhe brigjet e detit Egje.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments