Saturday, November 23, 2024
HomeAKTUALITETRajoni,Europa Moti-E Mërkurë,10 prill 2024

Rajoni,Europa Moti-E Mërkurë,10 prill 2024

Masat ajrore të qëndrueshme më origjinë nga veriu i Afrikës do të kushtëzojnë kushtet meteorologjike edhe në Republikën e Kosovës duke bërë që orët e patadites të dominohen nga moti i kthjellët dhe i ngrohtë NDERSA gjatë pasdites do të ketë kalime vranësirash të shpeshta KU më të theksuara do të jenë në zonat Veriore dhe Veriperëndimore të Kosovës. Përsa i përket;  Temperaturave të ajrit; do të mbeten kostante në vlerat minimale POR rriten lehtë maksimumet duke luhatur vlerat ditore nga 5°C vlera më e ulët e shënuar në qytetin e Ferizaj deri në 25°C vlera maksimale në qytetin e Prizrenit. Era do të fryjë e lehte dhe mesatare duke arritur shpejtesinë maksimale deri në 35 km/h nga drejtimi permanent Jugperëndimor

Edhe, republika e MV do të mbizotërohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike duke bërë që moti i kthjellët dhe temperaturat e larta të jenë dominante.  Orët e pasdites; do të sjellin vranësira të lehta e kalimtare nëpër të gjithë territorin e MV KU më të theksuara vranësirat do të paraqiten në zonat kufitare me Bullgarinë. Temperaturat e ajrit do të mbeten njësoj në orët e mëngjesit POR do të rriten maksimumet duke luhatur vlerat ditore nga 4°C minimalja deri në 27°C vlera maksimale në rang territori e cila do të shënohet në zonat veriperëndimore të MV. Ndërkohë; Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtesi deri në 30 km/h nga drejtimi kryesisht Jugor.

Anticikloni i Azoreve; do të diktojë kushte e tij në  pjesën më të madhe të kontinent Europian KU mot të kthjellët dhe temperatura të larta do të përjetojnë; gadishulli i Ballkanit, brigjet e Egjeut, gadishulli Iberik si edhe pjesërisht Europa Qëndrore NDERSA si pasojë e zhvillimi të një qëndre të fuqishme ciklonare në Veri  – Veriperëndim të Europës do të sjellë në; Ishujt Britanikë dhe gadishullin Skandinav; rrebeshe shiu si edhe stuhi të forta ere. Përsa i përket; vendeve të Europës Lindore do të mbizotërohet nga moti i kthjellët POR relativisht i ftohtë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments