Saturday, October 19, 2024
HomeAKTUALITETRajoni,Europa Moti-E Mërkurë,21 Shkurt 2024

Rajoni,Europa Moti-E Mërkurë,21 Shkurt 2024

Deri në mesditë; Republika e Kosovës; PARAQITET nën ndikimin e vranësirave të dendura Ku herë pas here do të pësojnë zhvillim duke gjeneruar reshje të pakta shiu e dëbore. Pjesa e dytë e ditës do të zhvendosë gradualisht vranësirat duke përmirësar ndjeshëm kushtet atmosferike duke ri- kthyer intervalet me kthjellime. Edhe gjatë natës parashikohet që kthjellimet dhe vranësirat e pakta të mbizotërojnë në të gjithë territorin e Kosovës. Temperaturat e ajrit do të ulen lehtë si në mëngjes EDHE në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -2°C deri në 11°C vlera maksimale në rang vendi.Era do të fryjë mesatare përgjatë gjithë ditës me shpejtësi deri në 35 km/h nga drejtimi kryesisht Verior dhe Verilindor.

Territori i MV do të vijojë me kthjellime dhe kalime  të lehta vranësirash gjatë gjithë ditës KU kthjellimet do të jenë më të dukshme gjatë paradites; në zonat Jugore dhe Perëndimore. Ndërsa; gjatë orëvë të pasdites dhe në vijim; vranësirat e shpeshta do të shfaqen në të gjithë territorin e MV  KU më të fokusuara pritet të jenë në zonat Veriore dhe Verilindore. Temperaturat e ajrit në orët e para të mëngjesit do të regjistrojnë temperatura të ulëta deri në -2 gradë C në qytetin e Ohërit dhe Gostivar NDERSA në mesditë do të ngjiten deri në 13 gradë C në Shkup dhe Manastir.   Era do të fryjë e lehtë; por herë pas here forcohet duke arritur shpejtesinë mbi 35 km/h nga drejtimi Verior dhe Verilindor.

Si pasojë e një sistemi të fuqishëm vranësirash që kanë përfshirë brigjet  Veri-Veriperëndimore të kontinentit do të diktojë kushtet e paqëndrueshme atmosferike në ishujt Britanikë, Europën Qëndrore si edhe pjesërisht gadishullin e Ballkanit  duke sjellë reshje shiu dhe reshje të pakta dëbore në zona të izoluara. Po ashtu; me reshje dëbore si edhe temperatura të ulëta do të vijojë moti; në Europën Veriore NDERSA motit i kthjellët POR i ftohtë do të mbizotërojë në Europën Lindore si edhe rajonin e Balltikut

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments