Përgjatë gjithë-24 orëshit; Territori i Kosovës do të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta të cilat hera herës do të zhvillohen duke gjeneruar rrebeshe shiu: në pjesën më të madhe të Kosovës; më të theksuara reshjet paraqiten në zonat kufitare me Shqipërinë; Parashikohet që pasditja dhe mbrëmja të vijojnë nën ndikimin e kuthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta. Përsa i përket; Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje të lehtë në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 17°C minimalja deri në 40°C vlera maksimale në rang vendi. Era do të fryjë mesatare paradite POR deri e fortë gjatë pasdites duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 50 km/h nga kryesisht VERIOR.
Përgjatë orëve të paradites; republika e MV do të jetë nën ndikimin e motit të kthjellët dhe shumë të nxehtë POR pas–mesditës dhe në vijim do të ketë grumbullim të vranësirave duke gjeneruar rrebeshe shiu në të gjtuihë MV; KU më të theksuara reshjet do të jenë në zonat perëndimore dhe jugperëndimore. Parashikohet që orët e vona të mbrëmjes të sjellin largim gradual të vranësirave shirave nga i gjithë territori; Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje të lehtë si në orët e mëngjesit edhe të mesditës duke luhatur vlerat ditore 18°C minimalja deri në 43°C vlera maksimale në rang territori. Ndërkohë parametri i Erës do të paraqitet mesatare POR herë pas here e fortë duke arritur shpejtësinë maksimale deri në 50 km/h nga drejtimi permanent VERIOR.
Zhvillimi i një qëndre të fuqishme ciklonare prej disa ditësh në veri të Europës; me ndikim deri në Lindje do të sjellë; vranësira dhe reshje të dendura shiu në gadishullin Skandinav si edhe Europën Lindore; Po ashtu; aktivizimi i një qendre të presioni të ulët atmosferik përkatësisht mbi Ballkan do të sjellë vranësira dhe rrebeshe shiu në veri dhe veriperëndim të Ballkanit NDERSA nën ndikimin e motit të kthjellët dhe temperaturave të larta do të PARAQITET pjesa më e madhe e kontinentit Europian.