Saturday, November 23, 2024
HomeAKTUALITETShqipëria Moti-E Premte,5 prill 2024

Shqipëria Moti-E Premte,5 prill 2024

Do të vijojë ndikimi i masave ajrore të ngohta me origjinë perëndimore duke sjellë në territorin Shqiptar; mot të kthjellët dhe temperatura të larta përgjatë gjithë paradites. Parashikohet që orët e pasdites të sjellin kalime vranësirash të lehta nëpër të gjithë zonën malore dhe pjesërisht, zonën e ulët duke lënë nën ndikimin e motit të kthjellët të gjithë vijën bregdetare.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë një tjetëe rritje në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 6°C vlera më e ulët në zonat verilindore deri në 28°C vlera më e lartë në ultësirën Perëndimore. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi deri në 40 km/h nga drejtimi verior, për pasojë në brigjet detare do të krijohet dallgëzim 3 ballë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments