DO të VIJOJE Shqipëria nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme duke bërë që moti i kthjellët dhe temperaturat e larta të jenë dominante gjatë orëve të paradites POR pjesa e dyte e ditës do të sjellë vranësira të herë pas-herëshme për-gjatë gjithë territorin POR më të theksuara vranësirat do të paraqiten në zonat malore përgjatë shtrirjes Lindore.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë RRITJE në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 13°C vlera minimale deri në 34°C vlera maksimale në rang territori. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi maksimale mbi 30 km/h nga drejtimi Lindor dhe Juglindor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të ulët.