Gjatë orëve të paradites; Republika e Kosovës do të paraqitet nën dominimin e vranësirave mesatare dhe lokalisht të dendura duke sjellë reshje KU më së shumti do të jenë reshje dëbore; Parashikohet që pjesa e dytë e ditës dhe në vijim; të largojë reshjet dhe vranësirat nga i gjithë territorin e Kosovës duke sjellë intervale me kthjellime POR moti do të jetë i ftohtë si pasojë e masave ajrore me origjinë verilindore; Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie më të paktën 3 gradë në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga -4°C vlera minimale deri në 8°C maksimalja në rang territori. Era do të fryjë mesatare POR herë pas-here e fortë me shpejtësi mbi 45 km/h nga drejtimi Verior- Verilindor.
Do të PARAQITET republika e Maqedonisë së Veriut nën mbizotërimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike duke bërë që; vranësirat dhe reshjet e shiut dhe dëborës të jenë prezente; më të theksuara në zonat Perëndimore dhe Veriperëndimore të MV; Pjesa e dytë e ditës do të përmirësojë dukshëm kushtet atmosferike duke larguar reshjet nga i gjithë territorin e MV POR si pasjë e temperaturave të ulëta do të ri-kthehen ngrica e theksuara; Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie më të paktën 3 gradë në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga -2°C vlera minimale deri në 8°C vlera maksimale në rang territori. Ndërkohë; Era do të fryjë mesatare deri e fortë në mbrëmje duke arritur shpejtësinë mbi 45 km/h nga drejtimi Verior- Verilindor.
Pothuajse i gjithë kontinentit Europian do të jetë nën mbizotërimin e motit të paqëndrueshëm KU vranësirat dhe reshjet e shiut dhe dëborës do të jenë dominante; Konkretisht; reshje të dendura shiu do të kenë; gadishulli Apenin; brigjet e Egjeut si edhe brigjet e detit të zi. Ndërsa; reshje dëbore priten në; gadishullin Skandinav, pjesërisht Europën Qëndrore si edhe gadishullin e Ballkanit. Përsa i përket motit të kthjellët dhe vranësirave të lehta e kalimtare do të paraqiten; Europa Jugperëndimore, ishujt Britanikë si edhe rajoni i Balltikut.