Sunday, April 27, 2025
HomeMJEDISSfungjeri bimor i prodhuar në Berat fiton terren në tregun europian

Sfungjeri bimor i prodhuar në Berat fiton terren në tregun europian

Sfungjeri bimor i prodhuar në fushat e Beratit është produkti më i ri që po fiton terren në tregun europian nën markën “Made in Albania”.

Kultivimi i sfungjerit natyral, i cili zëvendëson sfungjerin sintetik, është bërë i mundur falë iniciativës së inxhinierit Rakip Belishaku nga Kuçi i Beratit.

Sfungjeri bimor po prodhohet në Shqipëri nga një bimë e rrallë aziatike dhe konsiderohet një produkt miqësor me mjedisin dhe natyrën.

Sfungjeri bimor prodhohet nga bima e luffa-s, e cila origjinën e ka nga Azia. E ngjashme me kungullin, kur fruti i saj është i njomë mund të konsumohet për gatim, ndërsa kur thahet krijon një fibër, e cila shërben si sfungjer natyral.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments