Saturday, November 23, 2024
HomeAKTUALITETRajoni,Europa  Moti-E Mërkurë, 6 Nëntor 2024

Rajoni,Europa  Moti-E Mërkurë, 6 Nëntor 2024

Përgjatë gjithë 24-orëshit; republika e kosovës do të jetë nën dominimin e masave ajrore me origjinë Lindore duke sjellë dominim të motit të kthjellët dhe të freskët; Gjatë  pasdites; do të ketë vranësira të lehta e kalimtare në shumë zona të Kosovës POR nuk priten reshje; Përgjatë luginave do të ketë mjegull të dendur në orët e para të mëngjesit; Ndërkohë; Temperaturat e ajrit do të RRITEN lehtë në mëngjes POR mbeten kostante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -2°C minimalja e shënuar në qytetin e Podujevës deri në 19°C vlera maksimale e cila do të shënohen në Gjakovë. Era do të fryjë e lehtë gjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë maksimale deri në 28 km/h nga drejtimi permanent Lindor.

Nën MBIZOTERIMIN e motit të kthjellët dhe të freskët do të PARAQITET edhe republika e MV gjatë gjithë paradites POR orët e pasdites do të sjellin vranësira të ;ehta e kalimtare në pjesën më të madhe të MV; më të fokusuara në zonat veriore dhe verilindore; megjithatë nuk priten reshje. Temperaturat e ajrit do të RRITEN lehtë në mëngjes POR mbeten kostante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -1°C vlera minimale deri në 23°C vlera maksimale në rang territori. Era do të fryjë e lehtë gjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë maksimale deri në 28 km/h nga drejtimi permanent Lindor.

Brigjet veriore dhe verilindore të Europës do të përfshihen nga vranësira të dendura duke sjellë reshje dëbore dhe temperatura mjaft të ulëta; PO ashtu, ishujt Britanikë si edhe zona e Alpeve të Europës do të paraqiten me vranësira dhe reshje shiu POR në sasi më të pakta NDERSA pjesa më e madhe e kontinentit Europian do të mbizotërohet nga masa ajrore të qëndrueshme me origjinë kontinentale duke sjellë; mot të kthjellët dhe temperatura relativisht të freskëta.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments