Friday, November 22, 2024
HomeAKTUALITETRajoni,Europa Moti-E Martë, 23 Korrik 2024

Rajoni,Europa Moti-E Martë, 23 Korrik 2024

Gjatë orëve të paradites; republika e Kosovës; do të PARAQITET nën ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta NDERSA pas-mesditës pritet grumbullim i vranësirave duke gjeneruar rrebeshe shiu si edhe mini-stuhi breshëri në zona të izoluara të cilat më të dukshme do të jenë në zonat Jugore dhe Jugperëndimore; Temperaturat e ajrit do të pësojnë një rritje të lehtë në vlerat minimale dhe maksimale duke u luhatur nga 13°C vlera minimale deri në 34°C maksimalja në rang territori.  Era do të fryjë mesatare POR herë pas-here e fortë me shpejtësi deri në 45 km/h nga drejtimi kryesisht verior.

Gjatë ditës së Martë; Republika e MV dominohet nga moti i kthjellët dhe vranësira të lehta e  kalimtare; kjo situatë meteorologjike do të vijojë deri pas – mesditës  KUR pritet shtim i vranësirave dhe lagështirës në ajër në të gjithë MV duke gjeneruar shira të përkohshëm në një pjesën më të madhe të territorit. Përsa i përket; Temperaturave të ajrit do të pësojnë një rritje të lehtë në vlerat minimale dhe maksimale duke luhatur vlerat ditore nga 16°C vlera minimale në Dibër deri në 37°C maksimalja në Shkup. Ndërkohë; Era do të fryjë  e fortë përgjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 45 km/h nga drejtimi verior.

Rajoni i Balltikut dhe pjesërisht Qëndra e kontinentit do të VIJOJNE nën ndikimin e motit të paqëndrueshëm me vranësira dhe reshje të dendura shiu KU herë pas here shirat do të jenë në formë shtrëngate; shoqëruar me stuhi të forta ere. Po ashtu; Europa Lindore dhe gadishulli Skandinav; do të vijojnë nën ndikimin e vranësirave të shumta të cilat herë pas here do të sjellin reshje të dendura shiu NDERSA e gjithë pjesa tjetër e kontinentit do të jetë nën dominimin e masave ajrore të qëndrueshme duke sjellë; mot të kthjellët dhe vranësira të lehta e kalimtare.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments