Deri në mesditë, Kosova dominohet nga mot i kthjellët dhe i ngrohtë POR pas-mesdite pritet kalim i vranësirave të lehta në pjesën më të madhe të Kosovës, më të theksuara vranësirat do të jenë në ekstremin Verior dhe Veriperëndimor duke rrezikuar shira të dobët. Pjesa e dytë e ditës do të shtojë vranësirat duke bërë që shirat afat-shkurtër të jenë prezent në të gjithë Kosovën. Parashikohet që në mbrëmje vonë dhe gjatë natës vranësirat të largohen gradualisht duke ja lënë vendin motit të kthjellët në të gjithë territorin e Kosovës. Temperaturat e ajrit do të mbeten kostante në orët e mëngjesit POR rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 6°C minimalja e shënuar përkatësisht në qytetin e Podujevës deri në 23°C vlera maksimale e cila do të regjistrohet përkatësisht në Gjakovë. Përsa i përket parametrit të Erës do të fryjë e lehtë paradite POR mesatare gjatë pasdites me shpejtësi deri në 40 km/h nga drejtimi kryesisht Jugor.
Republika e MV PARAQITTET nën ndikimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të lehta GJATE orëve të paradites POR pjesa e dytë e ditës do të sjellë shtim të vranësirave nëpër të gjithë MV, duke rrezikuar rrebeshe të izoluara shiu; më të theksuara në zonat Jugore dhe Jugperëndimore. Kjo situatë atmosferike do të na shoqërojë deri vonë në mbrëmje kur pritet përmirësim i dukshëm i kushteve të motit në të gjithë MV. Temperaturat e ajrit do të vijojnë njësoj në orët e mëngjesit duke bërë që vlera minimale të regjistrohet sërisht 7° C në qytetin e Tetovës POR mesdita sjell rritje të tyre duke regjistruar vlerën makismale deri në 24°C në qytetin e Shkupit dhe Manastirit. Ndërkohë; Era do të fryjë e lehtë gjatë paradites POR mesatare gjatë
Një sistem i fuqishëm vranësirash që ka përfshirë brigjet Veri-Veriperëndim të kontinentit do të diktojë kushte të paqëndrueshme atmosferike përkatësisht në; ishujt Britanikë si edhe pjesërisht Europën Qëndrore; duke sjellë reshje shiu dhe stuhi të forta ere. Po ashtu; rrebeshe të izoluara shiu dhe erë të fortë do të dominojnë gadishullin e Ballkanit NDERSA gadishulli Iberik; gadishulli Apenin si edhe brigjet e detit të zi; do të mbizotërohen nga moti i kthjellët dhe temperatura relativisht të larta.