Republika e Kosovës në pjesën e parë të ditës parashikohet të jetë nën mbizotërimin e intervaleve të gjata me kthjellime, të cila më të dukshme pritet të jenë në zonat Jugore dhe Perëndimore të vendit. Ndërsa pjesa tjetër e territorit do të ketë kalime të lehta të vranësirave. POR në orët e mesditës dhe pasdites vranësirat do të shtohen në të gjithë territorin e vendit, por nuk pritet të krijojnë mundësi për reshje. Mbrëmja sjellë largim gradual të vranësirave nga Kosova. Temperaturat e ajrit do të vijojnë njësoj në mëngjes POR rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 5°C deri në 22°C. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi deri në 35 km/h përgjatë gjithë ditës nga drejtimi Veriperëndimor.
Republika e Maqedonisë së Veriut do të vijojë që në orët e parë të mëngjesit dhe mesditës të mbizotërohet nga intervale të gjata me diell, të cilat më të dukshme parashikohet të jenë në zonat Perëndimore dhe Jugore të territorit. POR sërisht pjesa e dytë e ditës pritet të shfaq vranësirat në të gjithë vendin, KU më të theksuara ato do të jenë në orët e pasdites në zonat Qëndore dhe Lindore të Maqedonisë së Veriut . Përsa i përket; Temperaturat e ajrit do të mbeten kostante në vlerat minimale POR rriten maksimalet duke luhatur vlerat ditore nga 5°C vlera minimale deri në 25°C vlera maksimale në rang vendi. Ndërkohë; Era do të fryjë mesatare përgjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë deri në 35 km/h nga drejtimi Veriperëndimor.
Zhvillimi i Ciklonit të Islandës do të diktojë kushtet atmosferike në një pjesë të madhe të kontinentit Europian, duke sjellë në Ishujt Britanikë dhe Alpet e Europës vranësira të dendura të cilat do të gjenerojnë reshje shiu. Reshjet herë pas here do të jenë edhe në formë rrebeshi. Po ashtu me vranësira dhe reshje shiu parashikohet të jetë Gadishulli Peloponez si edhe Europa Lindore NDERSA pjesa më e madhe e Europës do të PARAQITEt nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme duke sjellë intervale të gjata me kthjellime dhe temperatura relativisht të larta.