Territori i Republikës së Kosovës; do të karakterizohet nga kthjellime dhe vranësira kalimtare gjatë orëve të paradites POR pasditja dhe në vijim; sjellin vranësira më të shpeshta në të gjithe territorin e Kosovës duke gjeneruar herë pas here reshje shiu e dëbore në zona të caktuara; më të theksuara reshjet do të jenë në zonat veriore dhe verilindore; Parashikohet që orët e vona të mbrëmjes të sjellin pakësim të reshjeve; Temperaturat e ajrit do të pësojnë RENIE si në orët e mëngjesit edhe të mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 0°C vlera minimale e shënuar në Podujevë deri në 13°C maksimalja në Prizren. Era do të fryjë e fortë përgjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë maksimale 55 km/h nga drejtimi kryesisht Verilindor.
Përgjatë gjithë 24-orëshit; Republika e MV do të jetë nën ndikimin e vranësirave të herë pas-herëshme duke gjenruar rrebeshe shiu si edhe reshje dëbore në zona të izoluara; më të dukshme vranësirat dhe shirat do të paraqiten gjatë orëve të pasdites; në zonat Jugore dhe Perëndimore; Parashikohet që mbrëmja dhe nata; ti largojnë gradualisht vranësirat nga i gjithë territori i MV; Temperaturat e ajrit do të pësojnë RENIE si në orët e mëngjesit edhe të mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 1°C vlera minimale e shënuar në Gostivar deri në 14°C maksimalja në qytetin e Shkupit; Era do të fryjë mesatare përgjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë maksimale 45 km/h nga drejtimi kryesisht Verilindor.
Si pasojë e zhvillimit të një qëndre të fuqishme Ciklonare në Jugperëndim të kontinentit Europian; do të diktojë kushte të paqëndrueshme atmosferike në; Europën Jugore, rajonin e Ballkanit si edhe në Jugun e Italisë duke sjellë; reshje shiu e dëbore në zona të thella malore; Po ashtu; me vranësira; reshje të dendura shiu e dëbore do të ketë në Europën Lindore NDERSA e gjithë pjesa tjetër e kontinentit të Europës do të PARAQITET nën ndikimin e masave ajrore me origjinë kontinentale duke kushtëzuar; mot të kthjellët dhe relativisht të ngrohtë