Saturday, November 23, 2024
HomeAKTUALITETRajoni,Europa Moti-E Premte,12 Prill 2024

Rajoni,Europa Moti-E Premte,12 Prill 2024

Do të MBETEN prezente masat ajrore të qëndrueshme duke sjellë mot të kthjellët; në pjesën më të madhe të Kosovës; gjatë orëve të para të ditës. Pjesa e dytë e ditës do të dominohet nga kthjellime dhe vranësira të shpeshta në të gjithë territorin KU më të theksuara vranësirat do të jenë në zonat Veriore dhe Veriperëndimore. Parashikohet që situata e motit të mbetet stabël deri mëngjesin pas-ardhës. Temperaturat e ajrit do të vijojne kostante në orët e mëngjesit POR rriten sërish maksimumet duke luhatur vlerat ditore nga 6°C minimalja e shënuar përkatësisht në qytetin e Mitrovicës deri në 28°C vlera maksimale e cila do të shënohen në qytetin e Prizrenit. Era do të fryjë e lehtë paradite POR mesatare gjatë pasdites duke arritur shpejtesinë maksimale deri në 30 km/h nga drejtimi permannet Perëndimor.

Moti i kthjellët dhe i ngrohtë; do të mbizotërojë në të gjithë  republikën e MV; KU më të theksuara kthjellimet do të paraqiten  përgjatë zonave në Jug dhe Jugperëndim të territorit NDERSA me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta do të jetë moti në pjesën tjetër të MV; edhe pse vranësirat do të jenë të dukshme në veri dhe verilindje të MV nuk priten reshje. E njëjta situatë e qëndrueshme meteorologjike do të vijojë edhe gjatë natës. Temperaturat e ajrit do të mbeten kostante gjatë mengjesit POR rriten sërisht në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 5°C vlera minimale e regjistruar në qytetin e Gostivarit deri në 30°C vlera maksimale e cila do të regjistrohet në qytetin e Shkupit. Era do të fryjë e lehtë gjatë paradites POR deri mesatare; në pjesën e dytë të ditës duke arritur shpejtesinë maksimale 28 km/h nga drejtimi kryesisht, Veriperëndimor.

Si pasojë e një sistemi të fuqishëm vranësirash që kanë përfshirë brigjet  Veri-Veriperëndimore të kontinentit do të diktojë kushtet e paqëndrueshme atmosferike në rajonin e Balltikut, Europën Qëndrore dhe brigjet e detit të zi; duke sjellë reshje shiu dhe stuhi të forta ere. Po ashtu; shirat intensivë si edhe stuhitë e forta të erës kanë përfshirë vendet e Europës Lindore duke sjellë mjaft probleme NDERSA ishujt Britanikë, gadishulli Iberik si edhe gadishulli i Ballkanit; do të mbizotërohen nga moti i kthjellët dhe temperatura të larta.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments